Të premten janë gjobitur rreth 700 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID.
Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se ka shqiptuar 751 gjoba për qytetarët që nuk kanë respektuar Ligjin COVID-19.
Po ashtu 1138 gjoba tjera janë shqiptuar për shkelësit e rregullave të trafikut.
Gjatë 24 orëve janë raportuar 55 aksidente trafiku, ndërsa janë arrestuar 34 persona për vepra të ndryshme penale.