Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
1 mijë e 535 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë të dielës.
Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 51 aksidente trafiku, ku 13 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 38 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu të dielën policia ka arrestuar 19 persona, 17 janë dërguar në mbajtje.