Policia në Gjilan gjatë periudhës kohore 11.11.2022-17.11.2022 ka shqiptuar 1334 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.
Po ashtu janë konfiskuar 21 patentë shoferë.
Policia ka mbajtur dhe vazhdon të mbajë pika të shumta kontrolli në terren me qëllim parandalimi të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet, thuhet në njoftim.