Policia në Gjilan nga 7 deri më 13 shkurt në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik ka shqiptuar 1288 gjoba.
Bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetimin e nëntë aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
“Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar. Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për njëzet e tre (23) ngasës”, thotë policia, transmeton Klankosova.tv.
Policia atje i ka kujtuar të gjithë shoferëve të mjeteve me veprim motorik se gjatë kohës së drejtimit i ndalohet mbajtja e telefonit t dhe pajisjeve të tjera të cilat do ta zvogëlonin mundësinë e reagimit dhe drejtimit të sigurt të mjetit.