By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... “Për qefet e juaja politike desh u bonët copa nëpër salla të dasmave”: Oda e Hotelierisë reagon ndaj Qeverisë
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

“Për qefet e juaja politike desh u bonët copa nëpër salla të dasmave”: Oda e Hotelierisë reagon ndaj Qeverisë

Përditësimi i fundit: February 23, 2021 11:18 am
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar për paralajmërimin e masave të reja mbrojtëse ndaj COVID-19. Kjo Odë ka treguar se masat që do të vendosen nuk do të respektohen nga ta, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Kjo Odë ka bërë thirrje që mos të kufizohen bizneset më sepse sipas tyre, asnjë masë e paligjikshme nuk do të respektohet nga ta.

“Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës edhe njëherë i’u bën thirrje juve kushdo që jeni duke i planifikuar këto masa: Mos i kufizoni bizneset më, mos bëni eksperimente përndryshe asnjë masë e palogjikshme nga ana juaj nuk do të merret parasysh dhe nuk do të respektohet”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Që nga fillimi i pandemisë, shumë biznese kanë pësuar shumë keq me dëmet dhe humbjet që u janë shkaktuar. Gjatë krejt kohës bizneset në përgjithësi kanë qenë të kujdesshëm në respektimin e masave, dhe kanë qenë të gatshëm të bashkëpunojnë në çdo aspekt për mbrojtjen e qytetarit.

Mirëpo në anën tjetër, pas një viti sakrificë të të gjitha bizneseve, të gjitha subjektet politike, të gjitha pa asnjë përjashtim, e shikuan vetëm interesin e vetë. Manipuluan me popullin duke u bërë kinse interesohemi për ju, dhe në momentin që i duhej po ky popull, u anashkaluan komplet masat duke dalë jashtë në turma, sikurse gjithqka ndërroj brenda nate, e nuk po egziston më Virusi, dhe në fund prap se prap me pasojat po përballen bizneset.

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Prof.Dr Hysen SOGOJEVA ka reaguar duke thënë se: Është po i njejti popull që tash është “liru” e po dalin në kafe e restorante, sepse ishit pikërisht JU ata që i’u thatë që çdo gjë është në rregull, mundeni me dalë lirisht.

Pas të gjitha këtyre ndodhive, ÇKA janë këto paralajmërime se mundet me pasë ndalesa të reja?

Po doni me i mbyll prap bizneset a?

Po doni prap me i dënu qytetarët me gjoba e në anën tjetër po i leni pa punë? Pikërisht në momentin kur bizneset filluan pak me u ‘’kfjell’’ dhe me punu, ju doni me i mbyll prap a?

Ku është logjika e gjithë kësaj të nderuar??

Për qefet E JUAJA politike desh u bonët cop nëpër salla të dasmave e në oda, ndërsa bizneset që me shumë mund punuan ditë e natë qe sa kohë vetëm sa për të mbijetuar, fare nuk i morët parasysh.

Bizneset në fushën e gastronomisë dhe hotelierisë edhe gjatë kohës së fushatave tuaja me çdo kusht mundoheshin t’i respektonin masat e manualit, me qëllimin e vetëm ta ruajnë shëndetin e qytetarëve.

Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës, Prof. Dr. Hysen SOGOJEVA i’u bën thirrje të gjitha bizneseve nga të gjitha sektorët vazhdoni t’i respektoni masat e manualit që i keni dhe të cilin bashkarisht e kemi punuar.

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës edhe njëherë i’u bën thirrje juve kushdo që jeni duke i planifikuar këto masa: Mos i kufizoni bizneset më, mos bëni eksperimente përndryshe asnjë masë e palogjikshme nga ana juaj nuk do të merret parasysh dhe nuk do të respektohet!

Agim Çeku dhe 9 të tjerë dënohen me nga 1 vit burgim në rastin “Veteranët”
Ky vend po kërkon çobanë, paga mujore 2 mijë euro
Ushtarët e FSK-së stërviten në përdorimin e granatahedhësve automatikë në bashkëpunim me Turqinë
Kryetari i Komunës, Alban Hyseni, vazhdon takimet e drejtpërdrejta me qytetarët në lagje
Sonte mbyllet dorëzimi i listave me kandidatët për deputetë
Artikulli i mëparshëm Elezi: Vazhdon rinumërimi i 494 vendvotimeve, janë rinumëruar 44 prej tyre
Artikulli tjetër Krasniqi për tubimet e partive politike: Rrezik të rritet numri me Covid-19

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.