Glauk Konjufca, së bashku me kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan, zhvilluan një takim të veçantë me sportistë dhe përfaqësues të klubeve sportive të qytetit.
Në këtë takim, u diskutua për rëndësinë e mbështetjes institucionale ndaj sportit dhe përpjekjet për përmirësimin e kushteve të punës për sportistët gjilanas.
Një nga projektet kyçe që u prezantua ishte investimi prej 2.7 milionë eurosh, si rezultat i bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Gjilanit, që synon modernizimin e Palestrës së Qytetit. Kjo nismë është pjesë e përkushtimit për zhvillimin e sportit në çdo cep të komunës thuhet në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje.