Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) kanë zhvilluar të premten në Gjilannjë bashkëbisedim me përfaqësues të komunave të regjionit të Gjilanit, për nevojën e kategorizimit të hoteleve dhe objekteve tjera hoteliere, si parakusht për zhvillimin e turizmit, ku Kosova ka mundësi tëjashtëzakonshme për zhvillim ekonomik.
Fillimisht, Agim Zuzaku, drejtor komunal për Zhvillim Ekonomik, ka thënë se kategorizimi i hoteleve,është një çështje që nuk është trajtuar deri tani dhe ka përshëndetur nismën e MTI-së për ta dalluar këtë proces, duke nënvizuar faktin se kategorizimi e rrit konkurrencën dhe përmirëson cilësinë e shërbimeve.
Gjilani nuk ka ndonjë qendër të njohur turiske, por ka parakushte të mira për të zhvilluar turizmin dhe sipika më atrak*ve ka përmendur resorët “Vali Ranch”, “Planet” dhe “Maja e Zezë”.
Për më tepër, rajoni i Gjilanit është i pasur me ujëra minerale, ka thënë Zuzaku.Fadil Arifi, zëvendësministër i MTI-së, ka thënë se turizmit në Kosovë duhet t`i japim një kahe tjetër, duke filluar nga kategorizimi i hoteleve.
“Kosova ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit, duke Filluar nga turizmi malor,trashëgimia kulturore e historike dhe sektorë të tjerë”, ka thënë Arifi, duke nënvizuar faktin se nga 400hotele sa ekzistojnë në vendin tonë, vetëm 32 prej tyre e kanë bërë kategorizimin.
Xhemajl Pllana, udhëheqës i Divizionit të Turizmit në MTI, ka thënë se është e domosdoshme të bëhetins*tucionalizimi i objekteve hoteliere dhe ka prezantuar hapat që duhet ndjekur në këtë drej*m. Turizmi zë vendin e dytë në zhvillimin ekonomik të një vendi, në shumë vende të botës, prandaj ështëkoha e duhur që edhe Kosova të bëjë hapa konkret në zhvillimin e kë*j sektori, meqë ka potencial tëjashtëzakonshëm, ka thënë Pllana, duke veçuar mundësitë për zhvillimin e turizmit dimëror.