Këtë javë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 24-të të Superligës së Kosovës, ku pritet të ketë përballje interesante.
Të shtunën do të luhet ndeshja mes Gjilanit dhe Drenicës. Për këtë takim gjyqtar kryesor është caktuar Alban Shala.
Ndeshja do të zhvillohet nga ora 13:00 në stadiumin me bari sintetik.
Ndërkohë, të dielën zhvillohet derbi i kësaj jave mes Ballkanit dhe Dritës, dy skuadra që janë në garë për vendin e parë në tabelë. Për këtë përballje gjyqtar kryesor është caktuar Visar Kastrati.
Takimi do të luhet në Suharekë, në stadiumin e qytetit, duke filluar nga ora 13:00.

