Përderisa të tjerët lëshojne seancën e Kuvendit Komunal e nuk qëndrojnë të votojnë bursat për student të dalluar të Komunës sonë, unë qëndrova dhe përgëzova për këtë propozim vendimi DKA-në, madje sygjerova që të shfrytëzohen këta student si resurs, duke i angazhuar në praktika komunale e kyqje në komitete të ndryshme në bazë të prapavijës së tyre.
Poashtu si pikë e rendit të ditës ishte dhe Miratimi i Inciativës së kryetarit të Komunës për bashkëpunim Komunal ndërkombëtar me komunën Sioux City në Ioëa të SHBA-së.
Edhe në këtë pikë vota ime shkoi PËR sepse është për të u gëzuar për një gjë të tillë sepse Komuna jonë do të përfitoj shumë nga ky bashkëpunim me SHBA-të në fusha të ndryshme, e kryesisht në arsim, kulturë dhe agrobiznes.
Ndërkaq krejt në fillim të séancës parashtrova këto pyetje dhe shqetësime
Kur parashihet që të përfundoj ndërtimi dhe të funksionalizohet Shkolla e muzikës dhe e arteve sepse ashtu sic ka ngec është shëndrruar në vend për konsumim të narkotikeve, ku hic më larg se dje njësiti anti-drogë ka arrestuar persona me substancë narkotike.
Në lagjen Dardania, konretisht në rrugën ‘’Beqir Musliu’’ gjatë sezonës pranverë-verë është bë e papërballueshme jeta në këtë pjesë sepse banorët nuk kane qetësi për shkak të zhurmës së kafiterive përreth, peticionet dhe ankesat e shumta janë ndërrmare nga banorët e lagjes mirëpo e kot.
Lagjja e 7 shtatorit, Kodra e Dëshmorëve tash e sa vite përballet me mungesë të ujit në sezonën e verës, kërkova nga Drejtoria e Shërbimeve Publike që të ndërrmeren hapa konkret për të zgjidhur këtë problem me ujësjellës për banorët e kësaj lagjeje.
Dhe kerkova informata se sa fidane/lule do te mbillen gjatë vitit në komunën tonë dhe a kanë ne plan që të shtohen hapësirat e gjelbërta në qytet sepse nga viti ne vit vetëm sa jemi betonizuar.
Vota ime shkoi KUNDËR për pagesën me shumën e 250 euro për një anëtar të komisionit për akte normative të Komunës sepse konsiderova që është shumë tejet e lartë dhe kërkova qe ne si asambleistë të jemi pa pagesë në këto komisione e komitetet sepse ato të holla do të mund të përdoreshin për shtimin e bursave për student ose në investime në shkolla mirëpo përsëri kaloi ky vendim.
Festa Shabani
Këshilltare komunale e pavarur