Mbrëmë në ora 23:24 u bë përditësimi i fundit i të dhënave në uebfaqen e KQZ-së sa i përket numërimit të votave përmes postës.
Deri tani janë procesuar 35.64 për qind e vendvotimeve.
Sipas këtyre të dhënave, kandidati i VV-së për kryeministër Albin Kurti ka marrë 10 mijë e 236 vota, ndërsa kandidati i PDK-së Bedri Hamza 1 mijë e 455 sosh.
Kandidati i LDK-së Abdixhiku ka marrë 5 mijë e 356 vota, ndërkaq Ramush Haradinaj 857.