Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar rezultatetet nga numërimi i 77.54 përqind e votave të mërgatës nga votimi përmes postës. Rezultatet e proceduara janë nga 145 kuti prej 187 sa janë gjithsej.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin me 52.15 përqind e votave apo 24 mijë e 507 vota.
Pas VV’së, renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me 29.24 përqind e votave apo 13 mijë e 742 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 9.70 përqind apo 4 mijë e 560 vota.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës renditet e katërta me 3.06 përqind e votave apo 1 mijë e 438 vota.