Shtatë persona të arrestuar, një në kërkim dhe disa raste nën hetime për substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘Marihuanë”, vetëm gjatë një dite.
Kështu duket pothuajse çdoherë raporti 24 orësh i Policisë së Kosovës rreth përdorimit të marihunaës dhe substancave të tjera, në rastet e raportuara të 19 tetorit, përveç marihuanës janë gjetur edhe armë dhe një tabletë e dyshuar substancë narkotike e llojit “Ekstazi”.
Ndërsa, Policia në Gjilan ka pranuar informacione se në shtëpinë e një personi dyshohet se ka substancë të dyshuar narkotike. Patrulla policore në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar sasinë e dyshuar narkotike të llojit “Marihuanë”, në peshë 27.4 gr.
I dyshuari është në arrati. Me vendimin e Prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime.