By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Pranoje
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Search
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Duke lexuar... Përfaqësues nga sistemi gjyqësor, po qëndrojnë për vizitë në Portugali
Shpërndaje
Njoftim Shfaq më shumë
Font ResizerAa
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
Search
  • Ballina
  • Zgjedhjet 2025
  • Lajme
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Magazina
  • Ekonomi
  • Teknologji
  • Tjera
    • Opinion
    • Intervista
    • Kuriozitetete
    • Gjykata
    • Policia
    • Marketing
Na ndiq
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Lajme

Përfaqësues nga sistemi gjyqësor, po qëndrojnë për vizitë në Portugali

Përditësimi i fundit: October 22, 2024 9:05 pm
RadioStar
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Albert Zogaj, Kryesuesja e Panelit për Lirim me Kusht (PLK), Valdete Daka me anëtarët e PLK-së, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i SKGJK-së, Shkëlzen Maliqi, po qëndrojnë për vizitë në Portugali.

- Advertisement -

Në kuadër të agjendës, Kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi dhe Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, janë pritur në takim nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Portugalisë, João Cura Mariano.

Tutje, delegacioni nga Kosova ka mbajtur takime edhe me Nënkryetarin e Këshillit të Lartë Gjyqësor në Portugali, LuisAzevedo Mendes dhe Shefen e lartë të nënkryetarit dhe anëtarëve të KLGJ-së, Catarina Escudeiro, ku janë njoftuar me organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor në Portugali, si dhe praktikën e shërbimeve të inspektimit në vlerësimin e performancës së gjyqtarëve.

Delegacioni është takuar edhe me gjyqtarët e Gjykatës për Ekzekutimin e Dënimeve, me ç’rast janë njoftuar për sistemin sprovues portugez, me theks si të veçantë mbi kushtet dhe rrethanat që ndikojnë në lirimin me kusht, si paraqitja e kërkesës fillestare, vendimmarrja dhe e drejta e ankimimit, gjithashtu u diskutua edhe lidhur me ekzekutimin e dënimeve në çështje penale dhe ekzekutimin e masave të detyrueshme të trajtimit rehabilitues.

Takimet kanë vazhduar me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme për Riintegrim dhe Shërbime të Burgjeve nga Ministria e Drejtësisë së Portugalisë, me ç’rast janë pritur nga Udhëheqësja e Divizionit për Menaxhimin e Trajtimit në Burgje, Natércia Fortunato, për të shkëmbyer ide rreth organizimit dhe funksionimit e sistemit portugez të burgjeve dhe riintegrimin social të të burgosurve.

Gjatë ditës së dytë, pjesëmarrësit vizituan burgun e Carregueirës dhe u pritën nga Drejtoresha e këtij burgu, JoanaFortunato.

Delegacioni përgjatë realizimit të kësaj vizite, ka falënderuar përfaqësuesit e sistemit gjyqësor të Portugalisë, për mbështetjen e vazhdueshme që ky vend i ka dhënë sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Pjesëmarrësit kanë vizituar edhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Portugali dhe janë pritur nga Ambasadorja e Kosovës, Edona Maloku-Bërdyna.

Shpallet konkursi për rekrutimin e 320 ushtarëve të rinj në FSK, këto janë kriteret
Parashikimi motit
NJËZET E TRE RASTE ME COVID-19 DHE NJËZET E DY TË SHËRUAR
Raporti i Komisionit Evropian, Rama: Shqipëria turistike konfirmohet përsëri si një histori e bukur suksesi
Së pari Kroacia e më pas edhe Sllovenia, dy goditjet diplomatike që Serbia i mori brenda 48 orëve
Artikulli i mëparshëm Deri në 10 euro një kilogram fasule, ankohen qytetarët
Artikulli tjetër Riga Pharm zgjeron shërbimin, tani në rrugën Bedri Pejani, përballë spitalit Sheikh Zayed në Vushtrri!

Stay Connected

70KLike
141Ndiqni
YoutubeSubscribe

Latest News

KRU Hidromorava: Ndërprerje e përkohshme e furnizimit me ujë në rrugën Nëna Terezë për shkak të defektit në rrjet
Lajme
Presidenca e demanton VV që ia ofroi Osmanit nënshkrimet për kandidaturë
Lajme
Haxhiu: Deri tani vetëm një kandidat për president, nuk mund të thërras seancë
Lajme
Mustafa godet Kurtin: Synon kontroll absolut mbi shtetin, po minon demokracinë
Lajme
Your browser does not support the audio element.
RADIO STAR 96.4RADIO STAR 96.4
Na ndiq
© 2022 - Domainterm.com - All Rights Reserved.