Njëra prej mënyrave më të mira për të ushtruar është duke ecur.
Por ecja nuk është e mirë vetëm për të humbur disa kilogramë të tepërt. Ajo bën që shëndeti juaj të jetë më i mirë.
Gazeta Monitor sjell për ju disa përfitime shëndetësore nga ecja dhe ato mund t’i lexoni si vijon:
Ndihmon në forcimin e zemrës
Ecja e rregullt ndihmon në reduktimin e rrezikut të problemeve me zemër posaçërisht të sulemve. Gjithashtu ndihmon në uljen e kolesterolit dhe ndikon që shtypja e gjakut të jetë në nivele normale. Nëse ecni rregullisht çdo ditë, kjo gjë do të ndikojë të keni 27 për qind më pak shans që të vuajni nga problemet në zemër.
Ulja e rrezikut nga sëmundjet
Përveç sëmundjeve të zemrës, ecja gjithashtu ul rrezikun e formimit të sëmundjes së diabetit të tipit 2 dhe disa formave të kancerit dhe astmës, transmeton GazetaMonitor. Në studimet e fundit të bëra, besohet se ecja redukton rrezikun e shfaqjeve të sëmundjeve të ndryshme për 60 për qind, transmeton Gazeta Monitor.
Energji
Ecja është njëra prej llojeve më të mira të ushtrimeve që mund të bëni. Në mënyrë natyrale, njerëzit që ecin kanë më shumë energji dhe trupi merr më shumë oksigjen. Ecja gjithashtu ndikon që muskujt e njeriut të kenë fuqi më të madhe.
Ju bën më të lumtur
Kur ju ushtroni, humori juaj ndryshon për të mirë. Sipas disa studimeve, ecja është një anti-depresant natyral dhe ndihmon në uljen e rrezikut të shfaqjes së depresionit. Gjatë ecjes trupi i njeriut prodhon endropinë në gjak i cili më pas ndihmon që stresi dhe ankthi të mos shfaqet./GazetaM/