Bordi i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidromorava” Sh.A. ka marrë vendim unanim për vazhdimin e mandatit të Kryeshefit Ekzekutiv, z. Ymer Salihu, për një periudhë të re trevjeçare.
Vendimi Nr. 892, i datës 29 korrik 2025, është marrë në mbledhjen e shtatë të rregullt të Bordit, duke u bazuar në performancën e deritanishme të z. Salihu, si dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Statutin dhe aktet e brendshme të ndërmarrjes.
Sipas këtij vendimi, mandati i ri i z. Salihu do të jetë në fuqi nga data 1 gusht 2025 deri më 31 korrik 2028, me mundësi vazhdimi të mëtejshëm, varësisht nga vlerësimi i performancës së tij nga ana e Bordit.
Në arsyetimin e vendimit, Bordi ka vlerësuar lart angazhimin, rezultatet dhe drejtimin efektiv të ndërmarrjes nga ana e z. Salihu gjatë mandatit të tij të parë.
KRU “Hidromorava” do të ndërmarrë të gjitha procedurat administrative të nevojshme për formalizimin e këtij vendimi, në përputhje me politikat dhe procedurat e saj të brendshme./Radio Star/