Një person ka njoftuar policinë se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri banesa e tij në Gjilan.
Sipas policisë, njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
“Gjilan 18.09.2024-17:43. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri banesa e tij. Njësiti i zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.