Me një atmosferë festive dhe pjesëmarrje të madhe të sportdashësve, mbrëmë u zhvillua finalja e Turnirit Tradicional në nderim të dëshmorëve Selver e Emin Kryeziu, një ngjarje sportive që prej kohësh është bërë pjesë e pandashme e traditës së Roganës dhe Komunës së Kamenicës.
Në finale, ekipi Mishtorja “Ardi-K” u shpall kampion, pasi mposhti ekipin “Kalaja” me rezultat 4:1, duke merituar trofeun e këtij edicioni.
Finalja u nderua me praninë e Kryetarit të Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, si dhe Presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, të cilët përgëzuan organizatorët dhe ekipet për ruajtjen e kësaj tradite sportive që promovon talentin, garën e ndershme dhe bashkimin e komunitetit.
Komuna e Kamenicës shpreh mirënjohje për organizatorët, sponsorët, ekipet pjesëmarrëse, arbitrat, vullnetarët dhe tifozët, të cilët me angazhimin dhe përkushtimin e tyre kontribuan në një organizim të suksesshëm.
Urime ekipit fitues për trofeun e merituar dhe përgëzime të gjitha ekipeve për lojën korrekte dhe frymën sportive.

