Ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës në katër lokacione në Shtërpcë me ç’rast janë konfiskuar kamerat e sigurisë të vendosura nga strukturat ilegale në këtë komunë si dhe shumë dokumente.
Prokurori i rastit, Rasim Maloku për KosovaPress ka konfirmuar se aksioni i sotëm policor në katër lokacione në komunë të Shtërpcës tashmë ka përfunduar.
“Janë sekuestruar të gjitha materialet dhe pajisjet dhe në një shkollë është gjetur një pajisje për monitorim të kamerave të sigurisë nga strukturat ilegale tash për tash të arrestuar nuk do të ketë meqë drejtori i Tv herc është në arrati, drejtori i shkollës do të thirret për intervistim kurse ish-kryetari i komunës është në paraburgim”, tha prokurori Rasim Maloku.
Lokacionet ku është zhvilluar aksioni janë tek objekti i strukturave ilegale, në një shkollë në këtë komunë, një pikë postare dhe në objektin e radio Herc.
Gjatë aksionit të sotëm për largim të kamerave të sigurisë të strukturave ilegale janë sekuestruar edhe pajisje, material e dokumentacione./Demokracia/