Ka përfunduar autopsia e trupit të pajetë të legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili ndërroi jetë dje. Sipas autopsisë, Vokrri kishte sulm në zemër.
Këtë e ka konfirmuar për Insajderin drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gëxhaliu.
Ai ka bërë të ditur se familjarët e kanë marrë trupin e Vokrrit për ceremoninë e varrimin që do të bëhet sot në orën 17:00 në varrezat e qytetit.
Fadil Vokrri ishte kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Gjatë ditës së sotme janë paraparë një varg aktivitetesh në nderim të tij, për t’i dhënë lamtumirën e fundit