Ballkani e ka fituar ndeshjen kryesore të xhiros së 12 në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur konkurrentin direkt për titull Dritën me rezultat të ngushtë 1-0.
Në një ndeshje të luftuar në Suharekë, protagonisti kyç i takimit doli të jetë mbrojtësi Lumbardh Dellova i cili me një super goditja nga ndërprerja i dha epërsinë Ballkanit në minutën e 36’.
Në pjesën e dytë, ekipi i Ilir Dajës arriti të ruajë avantazhin, ndërsa bardhekaltërit pavarësisht tentimeve nuk arritën të gjejnë rrjetën e Koliçit.
Ballkani pas 11 takimeve mbetet në pozitën e parë në kuotën e 29 pikëve, teksa Drita është një vend më poshtë me 22.