Ka përfunduar ndeshja mes NK Celje dhe FC Drita, e vlefshme për fazën Play-off të UEFA Europa Conference League.
Rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve është 6-4 në favor të skuadrës sllovene. Ekipi i drejtuar nga Zekirija Ramadani arriti të krijojë raste të mira shënimi dhe të rrezikojë disa herë portën e vendasve, por nuk ia doli të barazojë rezultatin e përgjithshëm dhe të sigurojë kualifikimin historik.
Pavarësisht eliminimit, Drita largohet me kokën lart nga garat europiane, pas një edicioni mbresëlënës ku arriti të kalojë disa pengesa dhe të sigurojë një vend në Play-off. Paraqitja e gjilanasve në Europë u vlerësua si një nga sukseset më të mëdha të klubit në arenën ndërkombëtare.
Tashmë, fokusi i plotë i Dritës do të jetë kampionati i Kosovës, ku skuadra kryeson renditjen dhe synon të vazhdojë formën e mirë për të luftuar deri në fund për titullin kampion.

