Pa kaluar as një javë prej ditës kur kemi kërkuar ndihmën e juaj për kolegun tonë Halil Halili, është realizuar pritshmëria jonë. Janë grumbulluar mbi 100 mijë euro. Të gjitha do t’i bëjmë publike në ditët në vijim.
Javën e kaluar kur e filluam një fushatë për ta ndihmuar kolegun tonë Halil Halili, i cili është në shërim e sipër nga një lloj i kancerit mjaft agresiv, Burkitt Lymphoma, askujt nuk na shkonte mendja as për së afërmi që do të marrim një përgjigje të këtillë, çfarë e morëm prej jush.
Shërimi për sëmundje të tilla është shumë i shtrenjtë, mund të kryhet vetëm jashtë shtetit, prandaj na duhej ndihma e juaj për kolegun tonë. I kërkuam rreth 100 mijë euro, duke llogaritur që rreth 30 mijë do të mbulohen nga Ministria e Shëndetësisë.
Vec s’muj, se ju kisha taku secilin personalisht e ju kisha qaf. Per keto dite, jeni kan ilaqi ma i mire per mu, mas gjithe kesaj mbeshtetje, ja u kom me borgj me u kthy nga Turqia shnosh si molla. Ne gjithe kete situate jo te lehte, ka pas shume ane pozitive, kam njoftu e taku shume njerez, lista e miqve te mi sot eshte shume ma e gjan, por edhe e kam pa qe ata qe i kam pas mic, kolege, shoke/shoqe e familjar, se me dojne shume. Falenderim i madh edhe per te gjitha instituconet e perfshime ne kete proces. Jeni shume, andaj per mos me e harru dikend nuk po permendi emra. Do t’kemi kohe mjaftueshem e do t’ju boj te gjitheve krenar per gjithe mundin e shpenzimin qe e keni ba. Shihemi shume shpejt.