Sonte, me natën e pestë, përfundoi “Java e Filmit” në Preshevë, duke shpresuar se viteve të tjera të kemi një kino të përkryer.
Pas përfundimit të suksesshëm të “Javës së Filmit”, i ndava mirënjohje për mbështetje dhe bashkëpunim QENDRËS KINEMATOGRAFIKE TË KOSOVËS dhe Mirënjohje për kontribut, zonjës Arbnora Berisha, e cila udhëtoi për disa netë nga Prishtina për në Preshevë, për të qenë sa më afër nesh.
Faleminderit dhe respekt publikut të diciplinuar. Ndërsa, shpresoj që në të ardhmen të edukohen ca pjesëmarrës të padiciplinuar, që ishin në natën e 4-të, kur u shfaq njëri ndër filmat më të mirë “Nanë”.
Bashkëpunimi me QKK-në ishte shumë i frytshëm!