Festivali i shumëpritur “Shqip Up Comedy” përmbylli me sukses edicionin e tij të këtij viti, pas dy netëve të mbajtura më 31 tetor dhe 1 nëntor në Zürich, të mbushura me energji, të qeshura dhe atmosferë fantastike.
Publiku shqiptar në Zvicër tregoi edhe një herë mbështetjen e madhe për artin dhe humorin shqiptar, duke mbushur sallën dhe duke krijuar një atmosferë të ngrohtë e plot emocione.
Aktorët dhe komedianët pjesëmarrës ndezën skenën me performanca plot origjinalitet, spontaneitet dhe humor të mprehtë, duke sjellë një përvojë që do të mbetet gjatë në kujtesën e spektatorëve.
Organizatorët e “Shqip Up Comedy” shprehën mirënjohjen e tyre për publikun, duke theksuar se çdo edicion po bëhet edhe më i madh falë dashurisë dhe pjesëmarrjes së jashtëzakonshme të komunitetit shqiptar në Zvicër.
“Publiku solli emocion, aktorët ndezën skenën dhe bashkë krijuam një natë për t’u mbajtur mend. Faleminderit secilit që ishte pjesë e këtij edicioni – ju jeni arsyeja pse Shqip Up vazhdon të rritet çdo vit,” – u shprehën organizatorët.









