Ka përfundur pjesa e parë mes Arbëris dhe Dritës e cila po luhet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.
Rezultati vazhdon të jetë 0 me 1 për Dritën, realizatorë ishte Bujar Shabani, ku u gjend bukur në zonën e Arbëris dhe shënoi me kokë shkruan Radio Star.
Skuadrës gjilanase ju është anuluar një golë për pozitë jashtë loje, e cila nuk kishte të bënte fare me opsajd.
Drita ishte shumë më e mirë në pjesën e parë dhe me meritë është duke avancuar me rezultat 0 me 1, ndërkohë që skuadra e Arbëris kishte shumë pak raste për golë.