Ka përfundur pjesa e parë mes Dritës dhe Prishtinës e cila po luhet në stadiumin Selami Osmani “ Bezi “ në Gjilan.
Drita pati mundësi të mirë të shënonte nga penalti, Almir Ajzeraj u pengua brenda zonës por gaboi nga pika e bardhë mesfushori Erjon Vucaj, ku gjuajtjen e tij e priti portjeri Eglant Haxho, rezultati vazhdon të jetë 0 me 0 shkruan Radio Star.
Drita ishte shumë më e mirë në pjesën e parë, ku pati mundësi më të mira shënimi, kurse skuadra e Prishtinës nuk ishte më kërkuese se sa skuadra vendase.