Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet FC Drita dhe NK Celje, e vlefshme për UEFA Europa Conference League.
Skuadra mysafire nga Sllovenia ka dominuar në 45 minutat e para, duke arritur të shënojë dy herë dhe ta mbyllë pjesën e parë me epërsi 0-2.
Nga ana tjetër, Drita pati disa tentativa për të rrezikuar portën kundërshtare, por pa arritur të konkretizojë rastet e saj.
Pjesa e dytë mbetet të shihet se çfarë do të sjellë, me Dritën që pritet të reagojë për të rikthyer rezultatin, ndërsa Celje do të synojë ta ruajë epërsinë dhe ta administrojë avantazhin e krijuar në fraksionin e parë të lojës.

