Ka përfunduar pjesa e parë e derbit mes Dritës dhe Gjilanit, ndeshje e vlefshme për xhiron e tetë të Superligës së Kosovës.
Rezultati momental është 1-1, ku golat u shënuan nga Arb Manaj për Dritën dhe Armend Thaqi për Gjilanin, i cili realizoi nga penaltia.
Pjesa e dytë pritet të sjellë më shumë emocione dhe zhvillime në këtë përballje të zjarrtë.