Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Vallecanos dhe Dritës, e vlefshme për Conference League. Skuadra gjilanase zhvilloi një lojë të mirë dhe u mbrojt me disiplinë deri në minutën e 30-të, kur pësoi golin e parë të takimit.
Pavarësisht disavantazhit, Drita po tregon një performancë pozitive dhe mbetet në garë për një rezultat të favorshëm. Pjesa e dytë pritet të tregojë se çfarë do të sjellë kjo përballje.

