Ka përfunduar seanca për masën e paraburgimit ndaj Dardan Krivaqës, të dyshuarit kryesor për vdekjen e 18-vjeçares.
Avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare i Krivaqës, Admir Salihu ka thënë se mjekët që e kanë kontrolluar atë kanë konstatuar se ai është në gjendje të vazhdojë dhe seanca ka vazhduar.
Ai ka thënë se është në pritje të vendimit të Gjykatës.
Kujtojmë se për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të të dyshuarit Dardan Krivaqa, ishte ndërprerë seanca për caktimin e masës së paraburgimit.
Krivaqa u arrestua të martën, dy ditë pasi bashkë me A.S. kishin dërguar trupin e të ndjerës në Spitalin e Ferizajt.