Në disa media sot është raportuar se qytetarët do të mund t’i marrin nga sot paratë e Trustit, shkruan Reporteri.net.
Megjithatë, një gjë e tillë është mohuar në Fondin Personal të Kosovës. Rrjedhimisht, ky lajm del të mos jetë i vërtetë, e qytetarët duhet të presin të paktën edhe dy ditë që ta marrin 10 përqindëshin.
Zëdhënësi i TRUST, Jeton Demi ka thënë për Reporteri se paratë do të ekzekutohen nga data 23 dhjetor, ashtu siç kishin njoftuar fillimisht.
“Nuk ka njoftim tjetër për ekzekutimin e pagesës së 10 për qindëshit, përveç atij që kemi publikuar të premten [18 dhjetor]”, tha për Reporteri.net, Demi.
Qytetarët kanë filluar aplikimin për tërheqjen e 10 përqindëshit më datë 11 dhjetor. Aplikimi mund të bëhet deri më 6 prill 2021.