Shkruan Beim Thaqi-Përhapja e panikut dhe dezinformatave të tilla si ” Serbia na merr për 3 orë”, ” Serbia na futet deri në Durrës për 8 orë” etj. jo vetëm që janë në linjë me deklaratat e tipit të llojit të Ojdaniçëve por edhe e krijojnë një frikë dhe stres të panevojshëm.
Rrethanat as nuk janë si më 1998 e as Kosova e as Serbia nuk janë të njëjtit akterë si atëherë, dhe as Avganistani nuk ka të përbashkët me Kosovën pothuajse asgjë në kontekstin në të cilin po përflitet.
SHBA dhe Kosova kanë një lidhje strategjike mes vete dhe janë aleatë në krijimin , mirëmbajtjen dhe forcimin e shtetit të Kosoves.
Kosova duhet ta shfrytëzojë këtë aleancë dhe të forcohet si në aspektin ushtarak ashtu edhe në atë ekonomik dhe ashtu si një vëlla i vogël për të cilin përkujdeset vëllau i madh, të fillojë të mendojë pak edhe vetë, të qëndrojë në këmbë të veta, të mos bëjë gabime dhe investime të gabuara , të mos e nëpërkëmbë vetëveten dhe të punojë shumë që të meritoj respekt nga shtetet përeth , bashkësia ndërkombëtare dhe SHBA.
Ashtu si tha edhe presidenti Biden një popull që nuk e bën edhe më të voglën gjë dhe nuk mirëmban shtetin e vete nuk e meriton mbrojtjen amerikane.
Mbrojtja ma e mirë: të punohet kundër korrupsionit, të forcohet ushtria dhe organet e sigurisë, të punohet në një ekonomi ku qytetarët do të kenë trajtim dhe pagë të dinjitetshme ( e të mos mendojnë sesi të ikin nga vendi), të mirëmbahet aleanca me SHBA dhe të punohet në integrime Nato, BE,etj.