Në seancën e sotme të Kuvendit të Komunës, ndër të tjera, me theks të veçantë kam ngritur shqetësimin e qytetarëve të dy lagjeve dhe të një familjeje në Fshaton Livoq të Epërm, lidhur me refuzimin e Komisionit për ankesa të palëve të paknaqur në procesin e emërtimit të rrugëve të Komunën e Gjilanit.
Në diskutimin tim, kam shprehur vërejtjet dhe brengosjen e qytetarëve për këtë çështje, duke prezentuar para kuvendit faktografi me relevancë si dëshmi arsyetuese për emërtimin e një rruge në qytet me emrin e veprimtarit të dalluar, aktiv të çështjes kombëtare, të burgosurin poltik, dhe ushtarin e lirisë, Reshat Sadiku (tash në botën e amshimit).
Poashtu, në këtë kuadër, kam paraqitur edhe arsyeshmërinë për emërtimin e një rruge në Lagjen “Kodra e Dëshmorëve”, me emrin e veprimtarit, humanistit, të burgosurit politik, Bedri Qerimi (edhe ky tashmë në botën e amshimit).
Me këtë rast, ndjehem i lumtur dhe falënderoj të gjithë kuvendarët, që pa hezitim i mbështetën në parim këto dy propozime meritore, për përjetësimin e këtyre dy emrave të spikatur, në rrugët e qytetit, që na bëjnë nder të gjithë neve.
Pas miratimit të këtyre propozimeve, Komisioni mori obligim, me përgjegjësinë e Kuvendit, që ta plotësoj aspektin procedural – teknik, për zbatimin e këtyre vendimi.
Edhe për rastin e një kontesti, që e ngrita në këtë seancë, të ndërrimit të emërtimit të një rruge private në Livoq të Epërm, kërkesë e familjes Krasniqi, komisioni morri obligim që me mirëkuptimin e këtyre dy familjeve (familjen e dëshmorit Sherif Sherifi dhe të asaj të Nezir Krasniqit), të bëjnë një zgjidhje adekuate, për të cilën shpresoj se do të realizohet me mirëkuptim.
Shefik Surdulli / këshilltar Komunal, nga PDK Gjilan/