Përfaqësues të Komunës së Gjilanit, deputetë nga Kuvendi i Kosovës, asamblistë qytetarë e familjarë, kanë bërë homazhe te përmendorja e dëshmorëve në fshatin Malishevë.
Po ashtu janë bërë homazhe te varrezat e martirëve dhe te përmendorja e dëshmorit Avdullah Tahiri.
Më pas është vizituar edhe familja e martirit Adem Salihu.
Me 16 prill të vitit 1999, është bërë largimi i malishevasve drejt Maqedonisë dhe Shqipërisë, por edhe vrasjet, djegiet dhe rrënimet e gjithçkaje, nga regjimi serb përmes mekanizmave të ndryshëm ushtarake, policore dhe paramilitare.

