Në 26 vjetorin e Epopesë së Zhegocit, ku mbeten të vrarë 25 pjesëtarë të UÇK-së dhe 22 civilë, janë bërë sot homazhe te lapidari i dëshmorëve në fshatin Zhegoc dhe te Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve në Gjilan.
Ky manifestim u mbajt nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hysenit, së bashku me shoqatat e dala nga lufta dhe këshillin organizativ.
Të pranishëm ishin edhe familjarë të dëshmorëve, veteranë e invalidë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore, luftëtarë të lirisë dhe qytetarë.
Po ashtu ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat i është kushtuar Epopesë së UÇK-së- Beteja e Zhegocit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, tha se në përvjetorin e 26-të të Betejës së lavdishme të Zhegocit, bënë homazhe për ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe civilët e pafajshëm, që ranë heroikisht në mbrojtje të atdheut.
“Në pranverën e vitit 1999, Zhegoci u bë arenë e qëndresës së pathyeshme ndaj një armiku brutal, derisa sot e gjithmonë ne do të kujtojmë me krenari atë betejë që vulosi edhe më fuqishëm rrugën drejt çlirimit. Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, tha kryetari Alban Hyseni.
Për Epopesë së lavdishme të UÇK-së –Betejës së Zhegocit folën, Remzi Hajrullahu, përfaqësues i Këshillit Organizativ, Shemsi Syla, përfaqësues nga Qeveria e Republikës së Kosovës, njëherit edhe ish-zëvendëskomandant i Zonës Operative të Karadakut, kryetari i Shoqatës së Familjeve të
Dëshmorëve nga niveli qendror, Xhavit Jashari, ish-komandantin e Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi.
Në këtë manifestim përkujtimor kushtuar Epopesë së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Betejës së Zhegocit, u tha se është një ndër faqet më të ndritura të qëndresës sonë kombëtare.
Ky manifestim u bë me nderimin dhe respektin më të madh për sakrificën e të rënëve dhe të gjithë atyre që i qëndruan besnik idealit të lirisë.
Sot, në këtë ditë kujtese e krenarie, u nderua një nga betejat më të lavdishme të UÇK-së, ajo e Zhegocit, ku u vulos trimëria, vendosmëria dhe përkushtimi për çlirim.
Më pas kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ndau mirënjohje për shoqatat e dala nga lufta, me motivacionin: “Për ruajtjen e vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.