Në 36 vjetorin e rënies së dëshmorit të kombit Agim Rushiti, janë bërë homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Gjilan dhe te vendi i rënies.
Në homazhe ishin kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjkun, drejtorë e zyrtarë komunale, familjarë të dëshmorit, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, dëshmorë, invalidë, veteranë të UÇK-së dhe qytetarë.
Për jetën dhe veprën e tij folën kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut Ahmet Isufi, ish-anëtari i Komitetit Drejtues ë Lëvizjes Popullore