Kolonel Elmina Mahmuti dhe nënkolonel Shaban Azizi, me bashkëpunëtorë, nga Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës nё Gjilan, nё vigjilje tё përvjetorit tё rënies në detyrë tё kolegut Lazim Rexhepi, sot, nё shenjë respekti dhe përkujtimi, kanë vizituar Stacioni Policor në Kamenicë, ku janë pritë nga Komandanti, Kapiten Nazif Hajrizi dhe stafi i tij.
Së bashku me anëtaret e familjes së të ndjerit edhe stafi komandues të stacionit policor tё Kamenicës, pranë lapidarit tё policit, Lazim Rexhepit janë vendosur kurora dhe lule tё freskëta.
Në një fjalim rasti, nga Kolonel Elmina Mahmuti, është përkujtuar puna dhe devotshmëria e Lazimit. Ajo është shprehur se vetitë profesionale, e para së gjithash humane të Lazimit, janë motivim shtytës për gjithë ne kolegët e tij, pjesëtar të Policisë së Kosovës si dhe do të mbetet përgjithmonë shembull për gjeneratat e ardhshme.
Policia e Kosovës gjithmonë do ta përkujtojë me pietet, do të mburremi dhe ndjehemi krenarë që e patëm kolegë, u tha nga drejtuesit e policisë pjesëmarrës në këtë ngjarje përkujtuese.