Sugjerimet amerikane se taksa doganore e vendosur ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, duhet suspenduar, për t’i dhënë rast vazhdimit të dialogut, nuk e kanë bindur kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinajn dhe Qeverinë e Kosovës që të ndërmarrin një hap të tillë.
Përderisa presidenti Hashim Thaçi, por edhe përfaqësues të tjerë të lartë politikë, përfshirë edhe njërin nga liderët e opozitës, kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, kanë bërë thirrje që të dëgjohet sugjerimi amerikan, kryeministri Haradinaj ka përsëritur se nuk ka një ofertë bindëse që taksa të pezullohet.
Qëllimi final i taksës, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj mbetet që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Me qëllim të shqyrtimit të vendimit për pezullimin e taksës dhe rifillimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Prishtinë po qëndrojnë edhe zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, siç kanë njoftuar përfaqësuesit politikë në Prishtinë që kanë zhvilluar takime me ta, edhe njëherë kanë paraqitur qëndrimin e njohur amerikan për pezullimin e taksës për t’i dhënë mundësi dialogut.
Po ashtu, zyrtarët e lartë amerikanë, sipas liderëve vendorë, kanë ritheksuar edhe përkushtimin e SHBA-së për të parë sa më shpejt një marrëveshje në ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do ta mbyllte njëherë e përgjithmonë konfliktin mes dy vendeve.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të enjten se marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Prishtinës dhe Beogradit, do të rregullon tregtinë e lirë Kosovë-Serbi.
Haradinaj tha se me zyrtarët amerikanë ka biseduar edhe për argumentet e Kosovës që, siç tha ai, “dialogu duhet të vazhdojë, që duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative ligjore në kufijtë ekzistues.
Heqja e taksës në kuadër të një kontrate, pra të një marrëveshjeje kontratë për njohje reciproke Kosovë- Serbi, ku aty i dimë të gjitha temat përfshirë edhe tregtinë e lirë, në gjendjen çfarë është sot, është e pamundur të merret një veprim për pezullim të taksës “, tha Haradinaj.
Qëllimi final i taksës, sipas kryeministrit Ramush Haradinaj mbetet që Serbia ta njohë pavarësinë e Kosovës.
Me qëllim të shqyrtimit të vendimit për pezullimin e taksës dhe rifillimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Prishtinë po qëndrojnë edhe zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Përfaqësuesit e lartë të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath dhe Brad Berkley, siç kanë njoftuar përfaqësuesit politikë në Prishtinë që kanë zhvilluar takime me ta, edhe njëherë kanë paraqitur qëndrimin e njohur amerikan për pezullimin e taksës për t’i dhënë mundësi dialogut.
Po ashtu, zyrtarët e lartë amerikanë, sipas liderëve vendorë, kanë ritheksuar edhe përkushtimin e SHBA-së për të parë sa më shpejt një marrëveshje në ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila do ta mbyllte njëherë e përgjithmonë konfliktin mes dy vendeve.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të enjten se marrëveshja gjithëpërfshirëse mes Prishtinës dhe Beogradit, do të rregullon tregtinë e lirë Kosovë-Serbi.
Haradinaj tha se me zyrtarët amerikanë ka biseduar edhe për argumentet e Kosovës që, siç tha ai, “dialogu duhet të vazhdojë, që duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse obligative ligjore në kufijtë ekzistues.
“Heqja e taksës në kuadër të një kontrate, pra të një marrëveshjeje kontratë për njohje reciproke Kosovë- Serbi, ku aty i dimë të gjitha temat përfshirë edhe tregtinë e lirë, në gjendjen çfarë është sot, është e pamundur të merret një veprim për pezullim të taksës “, tha Haradinaj.
Kurse, i pyetur nëse kërkesa e vazhdueshme e SHBA-së për pezullim të taksës ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës, ia ka mbushur mendjen që të ndërmarrë një veprim të tillë, Haradinaj tha se janë dy aspektet se si po shihet taksa.
“Normalisht, se na e mbush mendjen edhe ekzistojnë dy pamje për ta parë tarifën. Një është kur e shohimsi pengesë për t’u kthyer në dialog. Tjetra është si ndihmesë për t’u arritur marrëveshja më shpejt, për shkak se koha tash nuk i kushton më vetëm Kosovës, por edhe Serbisë besoj”, deklaroi Haradinaj.
Ai theksoi se problemi i taksës nuk ndërlidhet me faktorin ndërkombëtar, por me qëndrimet e Serbisë karshi shtetit të Kosovës.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar edhe nga kryeministri Haradinaj, ka takuar mbrëmjen e së mërkurës zyrtarët amerikanë. Kurse,të enjten ka zhvilluar një takim me ta, ku ishin të pranishëm edhe bashkëdrejtuesit e Ekipit negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti.
“Në këtë takim është biseduar për procesin e dialogut përfundimtar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për përgatitjet e këtij procesi dhe tejkalimin e pengesave aktuale, duke përfshirë këshillat e SHBA-së për domosdoshmërinë e suspendimit të përkohshëm të taksës dhe rifillimin e dialogut, si dhe për shtimin e përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse”, thuhet pos tjerash në një komunikatë për media nga Presidenca.
Po ashtu, në komunikatë është thënë se “me asnjë kusht dhe në asnjë rrethanë, Republika e Kosovës nuk do t’i rrezikojë marrëdhëniet ndërshtetërore dhe miqësinë speciale me SHBA-në”.
Nga ana tjetër, politologu Ramush Tahiri, konsideron se Qeveria e Kosovës, njësoj siç e ka marrë vendimin për vënien e taksës, në të njëjtin format edhe duhet ta largojë ose ta pezullojë atë. Sipas tij, taksa është politike dhe nuk është ekonomike.
“Taksa duhet të pezullohet. Të gjitha forumet ndërkombëtare e kanë kërkuar këtë dhe Kosova nuk mund të sillet ndryshe nëse dëshiron të jetë shtet serioz dhe subjekt i barabartë ndërkombëtar. Është shumë më mirë që kjo taksë të hiqet nga Qeveria e Kosovës, ndërsa është shumë më keq që kjo Qeveri të bjerëdhe taksa të mbetet dhe të mos kemi mundësinë ta heqë Kosova ose ta pezullojë taksën deri pas zgjedhjeve të reja”, vlerëson Tahiri.
Taksa prej 100 për qind që Qeveria e Kosovës e ka vendosur për produktet nga Serbia, ka krijuar një realitet krejtësisht të ri në raportet edhe ashtu të rënduara ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka reflektuar edhe në dialogun për normalizimin ndërmjet dy vendeve, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend.
Për më shumë, çështja e kësaj takse tashmë është shndërruar në pengesë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për faktin se kjo e fundit, heqjen e kësaj takse e ka vënë kusht për vazhdimin e këtij dialogu.