Fshati Përlepnicë ndodhet rreth 7 km nga qendra komunale, e Gjilanit, dhe vetëm 2 km me Bujanocin dhe Kosovën Lindore.
Përlepnica ka pas një zhvillim të mirë të infrastrukturës që para 30 vitesh, rrugët që e lidhin atë me Gjilanin dhe Bujanoicin janë ndërtuar qysh në fillim të viteve shtatëdhjetë.
Mbi këtë fshat të hershëm është ndërtuar një grumbullues – për akumulimin e ujrave fillestare të pijshëm, lumit të këtij fshati Përlepnicë.
Mbi këtë fshat kalon rruga e vjetër malore që të çon deri në Artanë, një qytet i lashtë, me tradita të pasura qytetërimi dhe ‘xehetarie’ dhe brigjet mbi këtë fshat, në drejtim të Artanës, fshehin pasuri arkeologjike që kanë kohë duke pritur interesimin e arkeologëve, Shtetit -dyfish- Shqiptar.
Duket se “Artana” flet dhe është emërtuar po kështu, për shkak të Zejtarisë, Artit, Artizanës, prodhimeve, produkte prej zjarrit, shkrirjes së xeherorëve, (të mos themi se aty mund të nxirej edhe ar) Gjithashtu në gjuhën shqipe ‘Ar’ ka kuptimin e dritës së zjarrtë, i/e artë, ashtu si edhe Ar = Flori. (Gold).
Rregjistrimi fundit i popullatës në Kosovë tash ka 27 vite pa u kryer, ashtu si edhe në Shqipëri edhe mos më shumë, gjithsesi fshati numëron rreth 3500 banorë me afërsisht 400 shtëpi, ky një fshat me njerëz të arsimuar, fshat me numrin më të madh (rekord) të mësuesve në krahasim me krejt fshatrat e tjerë në Kosovë.
Sipas të dhënave historike me emrin ‘Përlepnica’ ky fshat njhet qysh në Mesjetë por ka të dhëna se ky fshat në krye të herës ishte një lagje e Artanës quajtur ‘Harrnica’ një vendbanim i banuar nga Ilirët, ku gjatë punimeve për grumbulluesin, liqenin e ujrave të pijshme aty u gjenden mure të lashta, qeramikë, shtampa uji, vere, shpata e të tjera sende të ndryshme arkeologjike, të cilat janë zhdukur tashmë.
Për emrin Përlepnicë, thuhet se nuk ka dëshmi se ky emër është përdorur më herët, por dihet se dikur është i njohur me emrin ‘Harnica’ – emërtim ky i cili dukshëm rrjedh prej fjalës shqipe “Arnit” (Aranit) – kjo lidhur dhe me vet emrin e qytetit aty pranë ‘Artana’.
Eshtë e njohur shkencërisht në gjuhësi barazvlera e (t = c/s) plus këtu futjen e shkronjës ‘h’ si rregull gjuhësor i detyrueshëm për të bërë të mundur kuptimin, ndarjen e disa fjalëve problematike, si psh kemi “era = era që fryn” dhe “(h)era” për “herë të parë”, pra është shkronja ‘h’ e futur pas Kongresit të Manastirit, (1908) e cila bëri të mundur këtë ndryshim të domosdoshëm drejtshkrimor për të kuptuar kuptimin e fjalëve të tilla në përdorim.
E pas kësaj sigurisht që vendbanimi; paralagjia e Artanës “Arnita” do të quhej ‘Harnica’. Vend ‘Perlë’ me kuptimin e një vendi të ndriçuar në lartësi, i/e artë, (Për la -ni/ta); “pêrla ngjita”
– Vend i lartë i shndritshëm kodrinor, vend i Aranitve, artizanëve ilirë, shkrirës të metaleve të ndryshme xeherore. Vend përkarshi pamjes hijerëndë “Guri i Kershit”, aty ku bëjnë folenë shqiponjat krenare, aty ku nisin fluturimin e tyre furishëm mbi krejt Trojet, Troje, Vatanit Dardano -iliro- pellazg …
Aleksander Hasanas
(Mili Butka)