Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan ka mbajtur një takim me banorët e Përlepnicës, ku u konfirmua përkrahja e madhe për Bedri Hamzën si kryeministër dhe për kandidatët e PDK-së për deputetë.
Në këtë tubim u theksua se Përlepnica gjithmonë ka qenë vatër e iniciativave dhe projekteve të rëndësishme për Gjilanin dhe Kosovën.
PDK ritheksoi angazhimin e saj për rikthimin e dinjitetit të humbur të Gjilanit, duke akuzuar qeverisjen aktuale për braktisjen e projekteve zhvillimore në komunë dhe në Anamoravë.
Komunikata e plotë:
Nga Përlepnica gjithmonë kanë nisur punët e mira për Gjilanin dhe Kosovën. Nga këtu sonte u tregua përkrahje e fuqishme për Bedri Hamzën kryeministër të Kosovës.
Me qeverisjen e Bedri Hamzës, Gjilanit do t’i ri-kthehet dinjiteti i humbur nga kjo qeverisje aktuale, që ka braktisur çdo projekt zhvillimor për komunën tonë dhe Anamoravën.
#MaMirë për Kosovën me Bedri Hamzën kryeministër
#MaMirë për Gjilanin me deputet e PDK-së në Kuvendin e Kosovës