Sot ka ndërruar jetë në moshen 69 vjeçare mësuesi Fetah Hajrullahu nga Përlepnica, i cili për shumë vite punoi mësimdhënës i lëndës së Gjuhës frënge, pastaj i mësimit klasor dhe aktivisti i palodhur.
Ka ndërruar jetë, njëri nga arsimtarët më të mirë të historisë në komunën e Gjilanit, dhe aktivisti i palodhur Nehat Rrahmani.
Banorët e fshatit Përlepnicë morrën dy lajme lajm të hidhura pasi u ndanë nga jeta arsimtari Nehat Rrahmani, por lajmi tjetër që i goditi është edhe vdekja e mësuesit Fetah Hajrullahu i cili ishte i prekur me koronavirus tash e sa ditë.
Fetah Hajrullahu lindi me 25.9.1951, në Përlepnicë. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën Normale, në Gjilan e përfundoi në vitin shkollor 1970/71.
Në vitin 1976 arriti të përfundoj Shkollën e Lartë Pedagogjike, drejtimi: Gjuhë frënge.
Për një vit (1973/74), punoi në Përlepnicë, duke vazhduar pas një ndërprerje kohore, pra në vitin 1977 filloi përsëri punën në këtë shkollën ku punoi deri në pensionim më 23.9.2016.
Për shumë vite punoi mësimdhënës i lëndës së Gjuhës frënge, pastaj i mësimit klasor.
Mësuesi fetah shquhej për atdhedashurinë ndaj vendit, ishte aktivist i cili punoi pandalë për lirinë dhe pavarësinë e vendit, duke qenë në ballë të shumë proceseve vazhdimisht.
Arsimtari Nehat u lind më 15.9.1945 në Përlepnicë, ku edhe e kreu shkollen fillore, pastaj vazhdoi Gjimnazin “Zenel Hajdini”, drejtimi-matematikor.
Shkollën e Lartë Pedagogjike, Drejtimi: Gjeografi-Histori, e përfundoi më 1966, në Gjakovë.
Në vitin shkollor 1969/70 punoi për herë të parë në Bresalc.
Nga viti 1971-1977 në Cërnicë, ndërsa nga viti 1977-1981 punoi në Sh.f. ”Thimi Mitko”.
Ndërmjet viteve 1981-1990, punoi në shkollen fillore “Abaz Ajeti”.
Ndërsa në shkollën e vendlindjes së tij që aq shumë e deshi, filloi punën në vitin 1990, deri më 2010, ku edhe u pensionua.
Arsimtari Nehat ka qenë një pedagog i jashtëzakonshëm, duke edukuar shumë gjenerata në frymë patriotike, duke i treguar nxënësve se liria nuk na u fal, por u fitua me gjak, ku gjithmonë thoshte “Duhet të punojmë shumë që ta ruajmë lirinë”, ka qenë i frymëzuar nga patriotët shqiptar duke filluar nga Skenderbeu, Nëna Terez, Hasan Prishtina, Mulla Idriz Gjilani, Idriz Seferi, e shumë e shumë të tjerë.
Familjen Jashari gjithmonë e ka konsideruar të shenjtë ashtu edhe UÇK-në, dhe ka kërkuar çdoherë që ato ti respektojnë nxënësit e tij duke i konsideruar sikur “Meka” shqiptare.