Banorët e fshatit Përlepnicë vazhdojnë të japin shembull të përkushtimit dhe përgjegjësisë qytetare ndaj komunitetit të tyre.
Gjatë ditës së sotme, një grup vullnetarësh iu përvesh punës për pastrimin e trotuarit në hyrje të fshatit, duke përfshirë edhe hapësirat pranë vendkalimit për këmbësorë, zona këto që frekuentohen më së shumti nga banorët dhe kalimtarët.
Ky aksion vullnetar dëshmon edhe një herë gatishmërinë e banorëve për të kontribuar në ruajtjen e pastërtisë, sigurisë dhe mirëmbajtjes së hapësirave publike. Përmes angazhimeve të tilla, Përlepnica vazhdon të promovojë vlerat e bashkëpunimit dhe kujdesit për mjedisin, duke krijuar kushte më të mira për të gjithë qytetarët e këtij lokaliteti.
Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë vullnetarët që me punën dhe kontributin e tyre po japin shembull të mirë për komunitetin dhe brezat e ardhshëm./Radio Star/

