Kandidati për deputet nga PDK me numër 46, Zenun Pajaziti, ka takuar qytetarët e Përlepnices, një vend me histori të pasur patriotike dhe kontribuues të mëdhenj për lirinë e vendit.
Ai rikujtoi fjalimin e tij të parë të mbajtur pikërisht në këtë sallë, vite më parë, duke theksuar se Përlepnica mbetet burim frymëzimi për angazhimin e tij politik dhe fitoret e ardhshme.
Pajaziti shprehu mirënjohje për mbështetjen dhe besimin e qytetarëve, duke theksuar rëndësinë e 9 shkurtit për rikthimin e fuqishëm të PDK-së.
Statusi i plotë:
Në Përlepnicën e miqve të mi të hershëm dhe të sotëm, në Përlepnicën e Zija Shemsiut, Xhavit Ahmetit dhe shumë patriotëve e luftëtarëve të lirisë!
Para shumë vitesh, kur isha ende i ri, më kujtohet fjalimi im i parë ndonjëherë, ishte në këtë sallë!
Ashtu si atëherë, edhe sot, nga ky vend jemi frymëzuar për fitore të reja!
Gjithmonë mirënjohës!
#PDK131 #zenunpajaziti46
#BedriHamza1 #MemliKrasniqi2