Nga Nuhi Nuhiu
Nëse disa politikan ,janë të gatshëm të falin Serbin ,qytetarët përlepnicas e Përlepnicës dhe dy Kosaqave , sjanë të falin spastrimin etnik!
Qytetarët, mbrëm gjatë prezantimit të librit mbi ngjarjet e 6 dhe 14 prillit të vitit 1999,patën kërkesë që të ngritet padi ndaj Serbisë ,lidhur me spastrimin etnik të ktyre vendbanimeve !
Heshtja ,e mbi dy dekadave nga qeverit e gjerë tanishme flet shumë!
Deri kur ,do të vazhdoj kjo përgjumje dhe mos reagim nga institucionet shtetërore?
Me qytetarët, banoret e Përlepnicës dhe dy Kosaqeve është bërë spastrimi etnik!
Këto tri lokalitete ,ishin pengesë për rexhimin serb,këtu ishte ndërprerë koridori nga Novobërda ,Makreshi,Koretishta,Kufca, vendbanime me banor serb!
Përlepnica e dy Kosaqatë i ndërpreni këtë vijë që ky korridor të vazhdonte me Ropotovë dhe Ranillugun me banor serb dhe të hynin në Serbi lirshëm ,apo për një ndarje të territorit të Kosovës!
S’i mund të quhet ndryshe ky deportim,shpërngulje të banorëve përlepnicas e kosaqas?
Kjo ishte forma më klasike spastrim etnik të shqiptarëve nga trojet e veta !
Pas,këtij spastrimi etnik me 6 dhe 14 prill 1999,menjëher ka filluar shkatërrimi i pronës së ktyre banorëve ,duke filluar me djegëje të shtëpive,objekteve përcjellëse dhe pasurin e luajtshme si në fshatra ,dhe më pastaj vazhdoi në kufi,grabitja e automjeteve e parave, dhe marrja në bisedë informative e kontrollime në doganën e Jazhice !
Në Jazhice ,të gjitha automjetet ,u morën nga milicia dhe ushtria serbe ku u ndalën dhe nuk lejuan të kalonin në Maqedoni !
Nga ky spastrim etnik ,u dogjën mbi 128 shtëpi ,dhe mbi 50 objekte përcjellëse, vetëm në Përlepnicë , fondi i bagëtive të ktyre fshatrave u asgjasue,u mbytën dhe u pushkatuan edhe kafshët, dhe u vodhën nga serbët e fshatrave :Kmetoc,Shillovë serbe,Kufcë,Ropotovë!
Plaçkitja ,filloj në momentin kur neve na largonin nga Përlepnica, Kosaqa në rrugë kamionat me paramilitar hynin në këto vendbanime tona!
Dëmet e kësaj lufte sipas dëshmive të qytetarëve janë me miliona €,kjo do të pasqyrohen në libër!
Por,ajo që është akoma më e rëndë,gjuajtjet me artileri të rendë,mbi popullin duarthatë, plagosja e qytetarëve,rrahjen në kolonë nga vendbanimet ,e deri në kufi!
Plagë më e rendë ,janë torturat psikike te fëmijët ,ato skena të rënda të 6 dhe 14 prillit 1999 kanë mbetur plagë të pashërua te të gjithë qytetarët ,por,në veçanti te fëmijët ,ku këto trauma edhe sot përcillën te ta !
Kush fal në emer të ktyre fëmijëve,plakave dhe pleqve, të cilët i bartninë të sëmurët me karrocë dore?
Kush merr guximin e të thotë,”për të ecur përpara ,të harrojmë të kaluarën “!
Këte mund ta thotë vetëm ai ,i cili në venat e tij s’ka gjak shqiptari!
Këtë,e thotë vetëm ai i cili jo që s’e ka përjetuar dhembjen dhe vuajtjet e popullit shqiptar, por,as që e ndien vetën shqiptar!
Këtë e thotë ,ai i cili në gjenet familjare e bartë tradhtinë, servilizmin !
Prandaj,ne përlepnicasit dhe qytetaret e dy Kosaqeve do të ngritim padi ,dhe do të vazhdojmë këtë çështje gjerë në Salzburg ,por ,edhe më tutje nëse ka drejtësi në rruzullin tokësorë!
Nuk ,do të heshtim e të kalojë pa u dënuar ky spastrim etnik !
Zëri ,vaji i fëmijëve,lotët e nënave,spo na lënë të qetë të vazhdojmë të jetojmë ,gjersa kriminelet të dalin para drejtësisë!
S’ka qetësi në këto troje,derisa krimineli ulet në bisedime në tavolinë ,dhe as që ndien dhembje ,apo falje ,edhe mos të presim që kërkon krimineli falje e të ketë dhembje!
Përlepnica, s’do të falin, let të falin ata politikan dallkauk e mjeran, ashtu si don Serbia, por,populli po na porosit mos të falmi !
Prandaj ,edhe me librin që së shpejti do të dali nga shtypi i autorit mësues Shefki Bajrami, ku janë përfshi mbi 300 intervista ,ku qytetarët janë rrëfye për ngjarjet e 6 dhe 14 prillit të vitit 1999!
Përveq rrëfimeve të qytetarëve , dëshmitar të këti spastrimi etnik janë edhe vidio inqizimet me kamerë në qershor të vitit 1999 po nga autori -mësuesi Shefki Bajrami!
Këto fakte janë dëshmuar në Hagë ,gjatë gjykimit të kriminelit serb Millosheviq,dhe tani ish zëdhënësit të qeverisë serbe Aleksandër Vuçiç tani president i Serbisë!
Vuçiçi ,hynë në dialog me Kosovën, pa një kërkim falje ,pa një pranim të gjenocidin ,krime,e spastrimin etnik!
Kjo,është një çmenduri e politikanëve shqiptarë, me shekuj serbët bënin krime dhe gjithëher ne falnim ,nuk shkruanim besa edhe çdoherë,bota e edhe disa ,,vëllezër “nga shteti amë kërkoni t’a lëmë të kaluarën që nga luftërat ballkanike ,lufta e parë botërore!
Më pastaj vie lufta e dytë botërore, me vëllazërim e bashkimin në ish Jugosllavi, por,edhe me mbjelljen e farës së komunizmit në Shqipëri, nga” vëllezërit ” sllav,duke u përqafuar nga “shqiptarët”truthatë!
Por,mbi të gjitha lufta e fundit 1998/1999 tregojë,se me serb s’ka ,këta vetëm gjenocidin e kanë në ADN!
Luftat,kurrë si ndalin por,gjithëherë bëjnë krime,por,edhe gjithëher në tavolin fitojnë atë që e humbin në luftë,edhe pse bëjnë gjenocid e krime ,shtetet dhe komb i krijuar në gjenocid krime,spastrime etnike!
Deri kur ,si komb i besojmë ktyre,por,gjitjëher ata që drejtonin kombin dhe iu besoni serbëve populli e paguante haraçin!
Përseri ,në skenë na dalin ata “shqiptar”të cilët kërkojnë t’i falim ,gjenocidin,krimet, pastrimin etnik të falim serbët !
Le të falin të gjithë,ne s’i përlepnicas nuk falim!
Ne gjithëher kemi kundërshtuar, në tokën tonë mos të vendoset kisha serbe,shenjat serbe,dhe kështu si erdhën serbët në Përlepnicë,ashtu edhe gjithëher largoheshin ,sepse dheu në Përlepnicë, s’mund t’i duronte thundrrën sllave!
Prandaj kurrë s’mund t’a mbjellin hullinë serbe ,provuan të largojnë elementin shqiptar ,për Turqi, por,vet ikën me bisht ndër shalë nga Përlepnica!
Tani,me dëshmi ,fakte ,inqizime le ta sheh bota si u bë spastrimi etnik në këtë vendbanim!
Libri,me dëshmi të banorëve të jetë çdoherë i pranishëm në bisedime me serbinë,por,edhe në zyrat e politikanëve shqiptar në Shqipëri dhe në të gjitha trojet shqiptare !
Nëse,të shprehurit e keni problem politikan shqiptar,ja libri do të flet vet ,vetëm mbane në çantë dhe çdo politikani serb dhe të botës ja ofroni këtë dëshmi!
Çka është mjaftë ,mjaftë është ,ja dëshmit me dëshmitar ,të cilët rrëfyen,por, akoma janë gjallë në këtë jetë!
Faktet janë,por,vetëm duhet ofruar dhe mos të shkohet në bisedime me duar në xhepa,o të mjerë!