Është ndërprerë seanca e Kuvendit të Kosovës, pasi Xhavit Ukaj i LDK-së, iu vërsul Vjosa Osmanit.
Menjëherë pas kësaj Vjosa Osmani e ka lajmëruar rastin në polici.
Sipas burimeve të Indeksonline, ekipet policore tash janë nisur drejt Kuvendit.
Deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit, pasi ajo i tha ‘të nxjerr sigurimi jashtë’.
Kryetarja reagoi menjëherë dhe mbylli seancën.
“Ndërpritet seanca per shkak te paedulates se nje deputeti”, ka deklaraur Vjosa Osmani.
Ndryshe, Xhavit Ukaj ka hyrë së fundmi në Kuvend pasi disa deputetë u bën ministra.
Deputeti i LDK’së, Xhavit Ukaj, ka qenë ai që ka dalë në foltore dhe është përplasur me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani.
Kjo pasiqë Osmani i ka thënë se ‘e thërret sigurimin që ta nxjerr jasht’ derisa Ukaj, me gjasë fliste, kur në foltore ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.