Në kuadër të shënimit të 15 qershorit, Ditës së Çlirimit të Gjilanit, kanë vazhduar aktivitetet nga Komuna e Gjilanit, në bashkëpunim me Fonadacionin Çamëria “Hasan Tahsini”.
Në Galerinë e Qytetit, është hapur panairi i hapur kulturor, ekspozita me. veshje tradicionale çame, ekspozita fotografike dhe informuese me figurat e shquara të Çamërisë dhe programi me këngë dhe valle çame.
Drejtori i Kulturës, Kushtrim Zeqiri, tha se kanë filluar shënimin e 15 qershorit, Ditës së Çlirimit të Gjilanit me aktivitete të shumta kulturo artistike çame apo Dita e Çamërisë.
“Jemi shumë mirënjohës që sot kemi Fonadacionin Çamëria “Hasan Tahsini” me aktivitete.
Nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, tha se në mbrëmjen e kësaj dite të shënuar për historinë tonë, kemi nderin të hapim panairin kulturor çam, një dritare në traditën, identitetin dhe shpirtin e një populli që nuk e humbi kurrë dinjitetin.
Sipas saj ekspozita me veshje tradicionale, fotografitë dhe figurat e shquara çame, si dhe programi me këngë e valle popullore, janë dëshmi e gjallë që kultura nuk shuhet – ajo jeton në kujtesën tonë kolektive dhe në brezat që vijnë.
“Le të jetë kjo mbrëmje një festë për të gjithë – një festë për kulturën, për historinë dhe për atë që jemi si popull”, tha nënkryetarja Morina Bunjaku.
Alket Veliu, drejtor i Fonadacionit Çamëria “Hasan Tahsini”, tha se janë të kënaqur që janë pjesë e shënimit të 15 qershorit, Ditës së Çlirimit të Gjilanit.
“Ne kemi sjell një copë Çamërie sot në Gjilan për të treguar historinë çame nëpërmjet aktiviteteve kulturo artistike”, tha Veliu.