Më 08 korrik u përmbyll trajnimi një javor në Resort Planet në Gjilan, gjatë së cilës është mbajtur një trajnim në fushën e gastronomisë.
Ky trajnim i organizuar nga OHT të Kosovës, Njësia Rarojanale Gjilan, ku kryetari i kësaj njësie z. Elhami Idrizi tregoi qëllimin e së cilës ishte ngritja e formimit profesional të të rinjëve në fushën e gastronomisë, dhe falemnderoj të gjithë për mbështetjen të pa rezervë, nga DKA – Gjilan, e në veqanti mbështetjen nga pronari i Resort Planet, z. Jeton Ismajli. Ku me këtë rast u mblodhën përfaqësues të OHT të Kosovës, Drejtorisë Komunale të Arsimit dhe i gjithë ekipi trajnues i këtij kampusi.
Drejtori i DKA-Gjilan, z. Nazim Gagica, theksoi nevojën për bashkëpunim dhe mbështetjen në këtë fushë mes të gjitha palëve, përfshirë edhe OHT të Kosovës, dhe shtoi: “Më vjen shumë mirë që sot jam bashkë me ju, jo sepse kjo është fjala që duhet thënë zakonisht, por sepse gjithnjë kur më qëllon të takoj nxënës apo studentë të shkëlqyer është një emocion i veçantë. Jeni shembulli më i shkëlqyer që mund të merret për të kapërcyer pengesat të pakapërcyeshme kur njeriu ka ambicien dhe vullnetin që t’i kapërcejë”.
Duke folur për rëndësinë që trajnimi ka për nxënësit dhe studentët, Kryetari i OHT të Kosovës, z. Hysen Sogojeva, tha: “Ky trajnim ishte shumë i dobishëm për zhvillimin e të rinjëve në këtë fushë ngase i ka pajisur me njohuri rreth metodave kyçe në fushën e gastronomisë”.
Drejtori i Resort Planet, z. Burim Drmiri, tha: “Ne jemi të gatshëm të vendosim në dispozicion, jo vetëm gatishmërinë tonë, por dhe burime, për të organizuar në vazhdimësi kampuse të tilla, për të inkurajuar të rinjt dhe të rejat, aftësuar dhe përmirsuar mirëqenjen e tyre.