Me një Akademi Përkujtimore në Teatrin e Qytetit në Gjilan është përmbyllur manifestimi dyditor kushtuar 65-vjetorit të lindjes së heroit Nuhi Berisha.
Gjatë dy ditëve janë zhvilluar aktivitete të ndryshme në nderim të figurës dhe veprës së tij. Dita e fundit e manifestimit nisi me aktivitete sportive, përfshirë turneun e karatesë në Kamenicë dhe turneun në futboll të vogël.
Manifestimi u përmbyll me Akademinë Përkujtimore, ku u kujtua dhe u nderua sakrifica e Nuhi Berishës për lirinë e Kosovës.
Organizatorët kanë falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që iu bashkuan aktiviteteve gjatë këtyre dy ditëve.
Kujtimi për heroin Nuhi Berisha mbetet i përjetshëm.


