Udhëheqësja e Konkursit internacional për kompozitorë “Creative Composers 2018”, ku kompozitori ynë nga Kosova Agron Elezi arriti të kualifikohet në finale bënë të ditur se përzgjedhja e fituesve do te shtyhet dhe se publikimi i fituesve do të bëhet me datën 16 Shkurt 2019.
Nga mijëra kompozitorë anë e mbanë botës që konkurruan në këtë Konkurs Ndërkombëtar të Kompozitorëve të organizuar nga Shoqatat e mirënjohura muzikore nga Italia dhe Spanja, vetëm 132 u zgjodhën si finalist në tri live kategoritë: Për Orkestrën Kamertale, Orkestrën Harkore, dhe Orkestrën Simfonike.
Megjithatë, 132 kompozime paraqesin një ngarkesë mjaft të madhe pasi që secila do të luhet live para Jurisë për vlerësimin përfundimtarë. Pra, ata detyrohen që t’i japin më shumë kohë Orkestrës dhe Jurisë profesionale për ta kompletuar përzgjedhjen e fituesve.
Tensioni është rritur, pasi që si finalist Kosova ka një përfaqësues të vetin, e aq më shumë që njëri ndër kompozimet e Z. Agron Elezit në këtë konkurs bart edhe emrin e Kosovës – “Ikja e Vashës Kosovare” (kompozim për flaut dhe orkestër). Pra në një mënyrë apo një tjetër, përmes Artit Muzikor kompozitori duket se lobon për shtetin e Kosovës. Nga vet kompozitori mësuam se ai e mirëpriti këtë vonesë të publikimit të fituesve. Kjo tregon se ata janë shumë serioz dhe të kujdesshëm në vlerësimin e kompozimeve.
Nuk është lehtë të kontrollohen dhe balancohen 97 instrumente dhe instrumentalist, aq sa i ka kompozimi i lartpërmendur i përfaqësuesit tonë Kosovar, ku përveç instrumenteve të zakonta përbërës të orkestrës simfonike në të marrin pjesë edhe 18 këmbona dore, harfa koncertale si dhe celesta.
Menaxher i projektit këtij projekti është Bekim Rexhepaj menaxher i arteve dhe muzicientin Reshat Beqirit , është mbështetur nga Komuna e Gjilanit dhe është publikuar në YouTube, ku si solo flautiste ishte përzgjedhur Entela Demi nga Gjilani, studente e Akademisë së Muzikës në Pejë.