Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor gjatë ditës së sotme, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, saktësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar një person që bëri tejkalim në vijë të plotë.
Shoferja P.O e moshës 25 vjeçare, me veturë ka bërë tejkalim në vijë të plotë, duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në komunikacion. Kjo kundërvajtje është identifikuar përmes dronit të policisë.
Ndaj saj policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje sipas ligjit të komunikacionit rrugor me dënim 200 euro, 2 pikë negative dhe heqje të patentë shoferit për 3 muaj.
Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit dhe mos të bëjnë tejkalime në vijë të plotë.
Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.